TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2024, 11:17

Ndryshimet në qeveri, Korreshi: Skënderbeu i ka dhënë kalin Elisa Spiropalit për të bërë çorap parlamentin

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në qeveri, Korreshi: Skënderbeu i ka dhënë kalin
Saimir Korreshi

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka komentuar ndryshimet në Qeveri. Ai tha se tani “Skënderbeu (Edi Rama), i ka dhënë kalin Elisa Spiropalit për të hipur atje lart e për të bërë çorap parlamentin”.

"Elisa Spiropali ka qenë zëvendësuesja e Skëndërbeut, ose e deleguara e Skënderbeut për interpelanca. Tani më duket se Skënderbeu i ka dhënë vetëm kalin për të hipur atje lartë dhe për ta bërë çorap parlamentin. Ideja është që mënyra sesi i keni parë ato fjalimet si "Liza në botën e çudirave", që flet Elisa duke mbrojtur Skënderbeun e tij. Unë mendoj që ajo çdo ditë do t'i mprehi shpatën e do të flas vetëm për Skënderbeun. Po i përzë të gjithë njerëzit nga mirësia. Këta të tjerët janë tip paçavure. 

Ne po bëhemi të gjithë qesharak, po më qesharak po bëhet e gjithë Partia Socialiste. Të gjithë të korruptuarit duartrokisnin sepse i thoshte që do të paraqiteshin në SPAK. 

Dëgjuan Ramën ata, thua ti se te inceneratorët apo te sterilizimet tek "Check upi" dhe të gjithë koncensionet në mjekësi  që janë gati 500 milion euro, nuk dinte gjë ky shoku fare", tha Korreshi për "Ora News".

Lini një Përgjigje