TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2024, 14:51

Ndryshimet e Ramës në qeveri, deputeti i PS: Askush nuk kishte informacion!

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet e Ramës në qeveri, deputeti i PS: Askush nuk kishte

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdërim Krashi, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në kongresin e PS.

Ai theksoi se askush nuk kishte dijeni për ndryshimet në qeveri.

“Mënyra e qeverisjes në një demokraci është që ekipin e përshtatshëm për të realizuar programin dhe vizionin politik, e ka kryeministri. Nuk ka arsye pse ta dinim paraprakisht anëtarët e PS një informacion të tillë.

Kongresi kishte shumë arsye të tjera se përse u mbajt, nuk ishte vetëm njoftimi i ndryshimeve në qeveri.

Energjia që ka PS sot është edhe më e madhe se në 2021, ndaj mendoj se do të fitojmë një mandat të katërt. Duhet të luftohet edhe për votën e fundit, e kemi mundësinë. E rëndësishme është të mos biem në vetëkënaqësi”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje