TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2024, 14:41

Zgjedhjet e 2025, Meta paralajmëron prishjen e aleancës me PD: Do t’a thyej disa herë herësin në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 2025, Meta paralajmëron prishjen e aleancës me PD: Do

Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë të kuptohet sot se forca e tij politike do të dalë me një listë më vete nga ajo e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

I pyetur nëse do të kandidojë për deputet, ai tha se do të jetë në Tiranë, por shtoi se do thyejë herësin.

“Kush e vë në diskutim që unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh dhe besoj se do ta thyej disa herë herësin”, tha Meta.

Përgjigjja e Metës shton dyshimet që PL-ja do të ketë listën e saj me kandidatë për deputetë dhe nuk do t’a shkrijë atë në një listë me Partinë Demokratike, në kushtet kur koalicionet parazgjedhore janë ndaluar.

Ndërsa sa i takon marrëveshjes PS – PD për listat dhe votën e diasporës, Meta tha se nuk ka reformë zgjedhore.

“Besoj se Berisha e ka bërë të qartë pozicionin e tij, ky është edhe pozicioni im, nuk ekziston asnjë reformë zgjedhore, nuk ekziston asnjë adresim i rekomandimeve seriozë të OSBE ODIHR”, u shpreh Presidenti i PL.

Duke folur për ndryshimet në Qeveri, ai u shpreh se “ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisjes, janë një përpjekje për të krijuar iluzicionin që diçka për ndryshohet. Janë një larje hesapesh edhe brenda vetë PS-së, hiqen disa persona që kanë pasur një kontribut apo një karrierë të caktuar politike në atë parti dhe vendosen disa anonimë të cilët duhet të firmosin pa asnjë kusht gjithçka që do t’u kërkojë Rama”.

 

ilir meta berisha

Lini një Përgjigje