
Padyshim testi më i madh do të jetë të shkohet te politika. Ka ministra, deputetë, kryetarë bashkie që kanë qenë përdorues të "Sky Ecc."..
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ka ngritur siparin e shumë arrestimeve të tjera që priten në ditëtn në vijim. “Pamfleti” e paralajmëroi pak ditë më parë se do të nisë një tjetër aksion i madh i lidhur me përgjimet e “Sky Ecc” dhe këtë herë në shënjestër janë gjyqtarë, prokurorë dhe personalitete të policisë.
Aurel Zarka rezulton se kishte përdorur 4 celularë të kriptuar, teksa SPAK ka siguruar biseda ku ai bën pazare mbi dosjet. Por ai nuk është i vetmi. Sipas informacioneve tona, në duart e prokurorëve të Posaçëm janë me dhjetëra raste të tjera ku dalin gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë, ish-prokurorë, OPGJ, avokatë dhe drejtues policie. Bëhet fjalë për hetime shumë voluminoze, ku përveç aferave korruptive, njerëz të drejtësisë kanë bashkëpunuar me krimin.
Kur kryeprokurori i Vlorës të dalë për masë sigurie do të dalin detaje nga dosja se për çfarë rasti bëhet fjalë. Por mësohet se ka dhënë një ndihmë shumë të madhe drejtësia franceze, e cila ka zbërthyer komunikimet në "Sky Ecc". Me arrestimet sot u dha sinjali se SPAK është në fund të hetimeve dhe tani po bën kopsitjen e dosjeve, kjo do të thotë se në ditët në vijim do të kemi të tjerë persona të arrestuar në radhët e drejtësisë.
Padyshim, testi më i madh do të jetë të shkohet te politika. Ka ministra, deputetë, kryetarë bashkie që kanë qenë përdorues të "Sky Ecc" dhe madje dalin në përgjime. Nëse SPAK shkon aty, atëherë do të kemi tërmet në politikë, pasi rrezikon të bjerë gjithë shteti. /Pamfleti
Lini një Përgjigje