TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Korrik 2024, 18:13

Burimi: Rama bën ndryshime në qeveri sepse do t'i japë kurban SPAK-ut që vetë të mos kapet

Shkruar nga Pamfleti

Burimi: Rama bën ndryshime në qeveri sepse do t'i japë

Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi, është shprehur se,  Rama bën ndryshime në parti, sepse do ti japi kurban SPAK-ut, dhe ai vetë mos kapet.

Sipas Burimit, nëse mbas rrëzimit, z.Balla thirret në SPAK, ky do të jetë një skandal.

Edi Rama i bën ndryshimet në parti, sepse do ti japi kurban SPAK-ut, dhe ai vetë mos kapet.

Rama thjesht i jep SPAK-UT një copë llokëm, të gërryej SPAK-u, sepse mesa shohim ne, sa herë që Rama heq ndonjë ministër, mbrapa ai thirret. Me Kokën ndodhi kështu, me Ahmetajn ndodhi kështu, me Xhaçkën ndodhi kështu, të gjithat gjasat janë që edhe me z.Balla kështu do të ndodh.

Pra ky është mendimi im i parë , pra unë kritikën se kam as ndaj Ramës as ndaj Belindës, e kam ndaj SPAK. Kur do hyj SPAK në lojë që kësaj komedie ti jepet fund?

Nëse mbas rrëzimit të z.Balla, edhe ai thirret në SPAK, do të jetë një skandal. Një skandal që prap Rama sa thirret, prap një tjetër ministër thirret. Çfarë pret SPAK? Pret zgjedhjet në Amerikë? Pret çfarë urdhri do ti japi presidenti i ri i Amerikës në lidhje me Shqipërine? Dhe kjo mua më shqetëson, jo pavarësia e SPAK-ut”, u shpreh Burimi, i ftuar në një lidhje me skype në ‘Task Force’ me Sonila Meçon.

Lini një Përgjigje