
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mesa duket ka vendosur t'iu futet 'sporteve të rënda' me kokë, ndërsa çdo fundjavë e shohim tek bën ecje nëpër male, palestër apo ndonjë sport tjetër më të vështirë.
Këtë fundjavë, Meta ka vendosur të hidhet nga një shkëmb. Kreu i PL, ka postuar një video teksa hidhet me këmbë në një liqen dhe më pas noton e këndon.
“Kështu të ndodh kur dëgjon “Sarilenë” e Bes Kallakut te liqeni i Dashit!
Besa besë për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe videon.
Sapo Meta u hodh nga shkëmbi, tre persona e rrethuan me shpejtësi, ndoshta nga frika se mbytej.
Lini një Përgjigje