Kryeprokurori i Vlorës rezulton të jetë përdorures i aplikacionit të kriptuar Sky ECC, aplkacion që përrdoren nga elementët e mafias dhe krimit.
Detaje të reja janë zbardhur për kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zaraka, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK.
Ndaj Zarkës rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Mësohet se kryeprokurori i Vlorës rezulton të jetë përdorures i aplikacionit të kriptuar Sky ECC, aplkacion që përrdoren nga elementët e mafias dhe krimit.
Dyshohet se Zarka të jetë përdorues i katër kodeve të aplikacionit SKY ECC, ku ka dyshime nga ana e prokiurorusë, që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve.
Përveç Aurel Zarakës, është arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda Eriona Dautaj, avokatët Radovan Ccela dhe Astrit Vladi.
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
Sa vite burg rrezikon Prokurori nëse shpallet fajtor?
“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për veten e tij ose për persona të tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”, parashikohet në nenin 245-1 të Kushtetutës.
Karriera e Zarkës
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK.
Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët, gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK nga publiku.
Procesi i vetingut për prokurorin Zarka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon.
Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
Lini një Përgjigje