TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Korrik 2024, 09:53

Fredi Beleri me pranga në duar në Gjykatën e Fierit, kërkon lirinë me kusht

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri me pranga në duar në Gjykatën e Fierit, kërkon

Fredi Beleri ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Fierit me pranga në duar. Ai kërkon lirinë me kusht.

Pas përfundimit të lejes 5 ditore, ku u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Beleri deklaroi se do të kërkonte lirinë me kusht.

“Kam kërkuar lirinë me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet”, u shpreh ndër të tjera Beleri.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, për blerje votash.

Ndërkohë në 5 mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burg nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Lini një Përgjigje