TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Korrik 2024, 08:48

Arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka

SPAK ka arrestuar kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka me urdhër të SPAK.

Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, SPAK ka lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë.

Bëhet me dije se të arrestuarit janë: Eriona Dautaj, ish-oficere e krimeve të rënda, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

Ende nuk dihen arsyet e arrestimit, ndërsa mësohet se SPAK aktualisht po zhvillon operacion në qytetin bregdetar të Vlorës.

Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.

Procesi i vetingut për prokurorin Zarka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Skeda e pasurisë së deklaruar:

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Aurel Zarka deklaronte pjesë takuese në pasurinë familjare me vlerë 13 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 43.6 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme të deklaruar në vlerën e 29.7 milionë lekëve, likujditete bankare me vlerë 12.2 milionë lekë, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 34.4 milionë lekë, nga të cilat 30% kanë si burim pagën e subjektit, 31% të ardhurat e familjarëve dhe gati 30% nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Aurel Zarka ka shkëputje nga deklarimi i interesave private në periudhën 2004-2011 dhe si rrjedhojë, në formualarin para Fillimit të Detyrës 2012, deklarohen një sërë asetesh të krijuara gjatë këtij intervali kohor me burim shitjen e pasurive të paluajtshme. Gjithashtu deklarohet edhe pasuria e bashkëshortes e krijuar para martesës, ndër të cilat një dyqan në Tiranë me sipërfaqe 100 m2 blerë me të ardhurat e prindërve të saj në vitin 2004.

Kontrolli aritmetik dhe logjik për vitin 2004 rezulton me mungesë burimesh financiare për të justifikuar një depozitë bankare prej 1,500,000 lekësh.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

arrestim kryeprokurori i vlores aurel zarka

Lini një Përgjigje