TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Korrik 2024, 16:03

Fundi i korrikut rikthen të nxehtin afrikan/ Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 40 gradë

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i korrikut rikthen të nxehtin afrikan/ Meteorologët

Fundi i korrikut rikthen të nxehtin afrikan. Vlerat e termometrit  në fillim të javës në disa qytete parashikohet të ngjiten deri në 40 gradë Celcius.

Por ndryshe nga mesi I muajit këto temperatura do të zgjasin  pak dhe mëngjeset e darkat pritet të jenë më të freskëta.

Maksimumet ditën e sotme dhe ditën e martë do të jenë 39- 40 gradë Celcisus dhe Qarqet që do të kenë temperaturat më të larta mbeten Elbasan, Berat.  Edhe kryeqyteti pret maksimume në vlerën 39 gradë Celcius”, tha ai për “ABC News”.

Rënie e lehtë e temperaturave  parashikohet të vijë me muajin gusht. Kryesisht në veri dhe lindje të vendit në fundjavë  pritet të kthehen vranësirat.

Maksimumet të luhaten në vlerën 37 – 38 gradë Celcius. Vija bregdetare do të ketë gjithashtu  rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që  të luhaten 32- 33 gradë  dhe maksimalisht 34 gradë Celcius.  Ka sinjale për vranësira në veri  herë pas herë mundësi të paktë me reshje shiu”, tha ai.

Sinoptikanët parashikojnë një gusht me temperatura më të larta se normalja e muajit, por ndryshe nga korriku ditët kur termometri do të shënojë vlera  39- 40 gradë Celcisus do të jenë më të pakta.

Lini një Përgjigje