
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë. Për shkak të një aksidenti janë krijuar radhë kilometrike. Gjithashtu problem është bërë edhe rruga dytësore, e cila gjithashtu është bllokuar.
Makinat qëndrojnë prej kohësh në vend, duke mos lëvizur as edhe një centimetër, që shkakton rritje të trafikut, teksa ende nuk ka shenja nëse situata do të kthehet në normalitet.
Trafiku prej aksidentit është krijuar 8 kilometra në ardhje, nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit.


Lini një Përgjigje