
Ditën e sotme në prokurorinë e Tiranës është paraqitur dhe ka dëshmuar para një prokurori dhe oficeri të policisë gjyqësore, Ilir Koka.
Ilir Koka, njeriu që ka kallëzuar për tjetërsim pronash në SPAK dhe prokurorinë e Tiranës, bandën e zyrtarëve të ALUIZNI-t dhe hipotekës në Vlorë, është thirrur sot në ambientet e prokurorisë së kryeqytetit për të dhënë shpjegime.
Në SPAK janë kallëzuar rreth 20 persona të dyshuar si autorë të veprave penale të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal me në krye Artan Lamen. Ndërkohë në Prokurorinë e Tiranës janë kallëzuar disa prej zyrtarëve të njohur të ALUIZNI dhe Hipotekës së Vlorës dhe disa funksionar drejtësie për shpërdorim detyre.
Kjo prokurori, gjatë këtij viti ka regjistruar një procedim penal me Nr.2085, ku në fokus të hetimeve janë tregtari dhe tjetërsuesi më i famshëm i tokave në fshatin Dhërmi, Helidon Gjikoka, dhe disa prej zyrtarëve të njohur të ALUIZNI dhe Hipotekës së Vlorës.
Përmes veprimeve korruptive të këtyre zyrtarëve, Helidon Gjikoka ka arritur të falsifikojë disa dokumente, duke sjellë tjetërsimin e një sipërfaqe toke që ndodhet në bregun e detit Jon në Dhërmi. Mbi këtë sipërfaqe toke janë ndërtuar dhe disa objekte pushimi.
Tashmë për këtë rast, ditën e sotme në prokurorinë e Tiranës është paraqitur dhe ka dëshmuar para një prokurori dhe oficeri të policisë gjyqësore, Ilir Koka.
Ai ka dhënë shpjegime të qarta për grupin e hetimit, duke treguar me emra konkretë të gjithë personazhet e këtij grupi zyrtarët dhe biznesmenësh që tjetërsonin pasuritë private për qëllime përfitimi.
Rasti po hetohet me shumë përparësi nga ana e prokurorisë së Tiranës, e cila pritet që në ditët në vijim të marrë në pyetje dhe personat e tjerë të kallëzuar, që janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI dhe Hipotekës në Tiranë e Vlorë njëkohësisht nën hetim janë dhe funksionar të drejtësisë Vlorë të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Lini një Përgjigje