TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 08:30

35-vjetori i bashkimit të Gjermanisë, ambasadori gjerman në Tiranë: Të angazhuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shkruar nga Pamfleti

35-vjetori i bashkimit të Gjermanisë, ambasadori gjerman në

Sot, më 3 tetor Gjermania feston ribashkimin e Lindjes dhe Perëndimit. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane.

Ai tha gjithashtu se Gjermania është e angazhuar për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.

“Sot festojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 35 vite pas ribashkimit paqësor që solli liri, demokraci dhe vetëvendosje. Ambasadori gjerman Karl Bergner kujton jo vetëm guximin e qytetarëve gjermanë, por edhe atë të shqiptarëve që kërkuan lirinë e tyre 35 vite më parë.

Në mesazhin e tij, ai thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor”, shkruhet në ambasadën gjermane.

Lini një Përgjigje