TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 07:20

Agron Shehaj: Formula me të cilën opozita merr votat që i duhen për Tiranën

Shkruar nga Pamfleti
Agron Shehaj: Formula me të cilën opozita merr votat që i duhen
Agron Shehaj

Agron Shehaj, drejtuesi i partisë “Mundësia” është i mendimit se bashkëpunimi i opozitës për kandidatin për zgjedhjet në Tiranë është e vetmja zgjidhje. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai shpreh qëndrimin për një kandidat jashtë partive politike sepse do të garantojë fitoren.

Agron Shehaj: Unë mnedoj që opozita është në gjendje jo të mirë le të themi dhe jam i bindur që e vetmja zgjidhje për të fituar bashkinë e Tiranës është që ne të dalim me një kandidat jashtë partive politike.

Blendi Fevziu: Është e mundur?

Agron Shehaj: Absolutisht është e mundur. Mjafton vullneti politik.

Blendi Fevziu: Është e mundur për të fituar zgjedhjet në Tiranë?

Agron Shehaj: Absolutisht sepse pikërisht me atë llogaritje që unë bëra, është e vërtetë që shumatorja nuk është ajo, por është pikërisht kjo formulë që të jep mundësinë që të shkosh përtej votave të opozitës.

Sipas Shehajt, kandidati mund të jetë një formulë suksesi.

“Unë jam i bindur që një kandidat jashtë partive politike jo vetëm që merr votat e partive politike opozitare, por mund të marrë edhe vota që asnjë parti politike opozitare nuk i ka marrë në zgjedhjet e fundit”, përfundoi ai.

agron shehaj

1 Komente

  1. a
    astrit

    Partite e vogla ju krijua nje shans per te matur veten ne Tirane. Ata duhet te dalin me kandidatin e tyre e te bejne fushate te forte per tu pergaditur per zgjedhjet e ardhshme. Tirane e mer PS partite e vogla te maturojne veten.

    Lini një Përgjigje