TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2025, 23:00

“Po flas për herë të parë”, Bylykbashi: Ajo që ka ndodhur me Veliajn, precedent i rrezikshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Po flas për herë të parë”, Bylykbashi: Ajo

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin "Now" në "Euronews Albania" se ajo që ka ndodhur me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj duke nisur nga mënyra si u shkua drejt shkarkimit ka vendosur një precedent të rrezikshëm.

Sipas tij, rasti Veliaj duhet trajtuar duke e zhveshur nga emri, për të treguar se precedenti për të përdorur mosparaqitjen në detyrë si shkelje e rëndë për të shkarkuar një kryetar bashkie kur ai është në paraburgim hap derën që e njëjta ta bëhet me të gjithë kryebashkiakët e opozitës.

Nëse heqim Veliajn dhe marrim rastin, jemi duke folur për themelin e qeverisjes, si po qeveriset ky vend. Opozita nuk ka rolin të bëjë avokatin e Veliajt në Kushtetuese por e kemi bërë qëndrimin tonë të qarte dhe sot si jurist; sot po përballemi me një situatë, bëhet debat nëpër studio, ne besojmë që procedura është gjysma e demokracisë. Unë nuk kam pasur mundësi, hera e parë që dal flas në televizion pas kaq kohësh dhe hera e parë që flas për këtë çështje në publik. Ajo që ka ndodhur këto ditë, duke filluar nga mënyra si u çua drejt shkarkimit një kryetar bashkie dhe përpjekja që bëri kryeministri ka vendosur një precedent shumë të rrezikshëm. Me investimin për të përdorur mosparaqitjen në detyrë si shkelje e rëndë për të shkarkuar një kryetar bashkie kur ai është në paraburgim, por hapet dera që njëjtë ta bëjë me të gjithë kryebashkiakët e opozitës”, tha Bylykbashi.

Lini një Përgjigje