TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2023, 11:36

25-vjetori i Kushtetutës, Lindita Nikolla flet për drejtësinë e re: Miti i të paprekshmëve po thyhet

Shkruar nga Pamfleti
25-vjetori i Kushtetutës, Lindita Nikolla flet për
Lindita Nikolla

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një ceremoni me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Kushtetutës.

Një fjalën e saj kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e vuri theksin tek reforma në drejtësi.

Sipas saj tashmë miti i të paprekshmëve ka rënë, ndërsa kultura e paprekshmërisë po zëvendësohet me parimin askush mbi ligjin.

“Sot nuk ka asnjë dyshim se miti i të paprekshmëve po thyhet dhe kultura e paprekshmërisë po zëvendësohet me parimin askush mbi ligjin dhe askush nën ligjin.


Konsensusi i madh popullor për sistemin e ri të drejtësisë është një frymëzim për Kuvendin dhe një mbështetje e madhe për kushtetutën”, tha Nikolla.

Gjatë fjalës së saj Nikolla solli në vëmendje rëndësinë e zbatimit Kushtetutës.

“Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi të ata që i kanë zgjedhur. Para një dekade u përballëm me një sistem të korrupsionit, që ishte shndërruar në një gjyle të rëndë të antishtetit”, tha Nikolla.

 

25-vjetori i kushtetutës lindita nikolla

Lini një Përgjigje