Ditën e sotme në Kuvend po mbahet seanca parlamentare për 25-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshe tre seancat e mëpërshme, këtë herë në Parlament nuk ka pasur tensione dhe pothuajse të gjithë deputetët janë të pranishëm në seancë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nisur seancën duke mbajtur një fjalim në foltore e duke u shprehur se Parkamenti mbështet fuqimisht Reformën në Drejtësi, e cila u miraua në vitin 2016.
“Sistemi i Drejtësisë kishte dhënë prova se nuk ishte i aftë të vetëreformohej dhe ti përgjigjej dinamikave të reja të zhvillimit të vendit. Reformimi i tij mund të bëhej vetëm nga jashtë sistemit. Kjo rezultoi e vetmja rrugë për të çliruar shoqërinë, zhvillimin, interesin publik dhe qytetarët nga një sistem drejtësie i padrejtë dhe i korruptuar. Këto rrethana dhe nevoja çuan në rishikimin e Kushtetutës dhe ideimin e zbatimin e reformës në drejtësi. Në vitin 2016 Kuvendi miratoi unanimisht ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi dhe gjatë kësaj dekade ka mbështetur dhe po mvëbshtet fuqimisht realizimin e kësaj reforme.”-tha Nikolla.
Në Kuvend për këtë seancë ishte dhe Presidenti Bajram Begaj i cili mbajti fjalën e tij në seancën parlamentare për rastin e 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetutese.
Begaj tha ndër të tjera se tashmë Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm për reformën në drejtësi
“Ne populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen 25 vite më parë me referendume shprehëm vullnetin për të miratuar ligjet themeltare të shtetit.Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratave të popullit tonë për një Shqipëri demokratike dhe europiane, kjo kushtetutë është edhe tregues i profesionalizmit të lartë të ekspertëve tanë të mbështetur e të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë ku një rol të veçantë ka luajtur edhe komisioni i Venecias.
Ndër vite ky komision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Opinionet e tij të vlefshme dhe këshillimet e vazhdueshme mbi parimet kushtetuese, balancat e pushtetit pavarësia mbi gjyqësorin, zgjedhjet, drejtësia kushtetuese dhe mbrojtja e lirive themelore kanë qenë vendimtare.
Shpallja e Kushtetutës së parë pas rënies së diktaturës komuniste u bë në një ditë shumë të rëndësishme më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, duke hedhur themelet e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë, ishte jehonë e përpjekjeve tona në shekuj për të ndërtuar një shtet modern.”,-tha presidenti Bajram Begaj.
Kaosi i shkaktuar nga opozita në ditën kur do të diskutohej projektbuxheti 2024, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Corriere della Sera , BBC, TRT shkruan se parlamentin shqiptar e ka përfshirë kaosi, pasi opozita ndezi tymuese e më pas zjarr në Kuvend.
Lini një Përgjigje