TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 13:08

14 vite nga 21 janari, Berisha heq përgjegjësinë nga vetja: Kjo ngjarje po përdoret për qëllime politike!

Shkruar nga Pamfleti
14 vite nga 21 janari, Berisha heq përgjegjësinë nga vetja: Kjo
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e 21 janarit, teksa sot kanë kaluar 14 vite.

Kreu demokrat, i cili aso kohe ka qenë kryeministër, është shprehur se që natën e protestës, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen.

Edhe pse nën hetim për ngjarjen e rëndë të 21 janarit, Berisha vijon të heqë përgjegjësinë nga vetja për 4 viktimat e asaj dite.

Duke pretenduar se hetimet që u bënë asokohe ishin korrekte, ai akuzon se ngjarja po përdoret për qëllime politike.

“Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur.

Së dyti, po atë natë dhe të nesërmen e pasnesërmen kam kërkuar një hetim ndërkombëtar të çështjes. Institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur se ajo pro9testë e dhunshme kishte agjendë politike.

Së treti, ka një deklaratë të qeverisë së SHBA në të cilën kërkohet hetimi që nga polici deri te organizatori, që është Edi Rama.

Së katërti, ata që nuk duan të mashtrojnë vetën dhe nuk duan ti përdorin fatkeqësitë e tjerëve për ushqim politik, duhet ta dini se në këto 14 vite Prokuroria ka qenë në kontrollin e Edi Ramës. Ka qenë Ina Rama që unë e akuzova për puçiste, që refuzoi prokurorët ndërkombëtare. Prokurorët e tjerë, njeri tjetër përveç Edi Ramës, nuk i ka penguar të hetojnë.

Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje, ku u sollën për qëllime politike për të pushtuar Kryeministrinë, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj ngjarjeje kryekëput për qëllime politike dhe për të fshehur organizatorët që sollën njerëz në protestën më të dhunshme që ka patur politika në këto 32 vite.

Mbështes hetimin dhe deklaroj se nuk ka asgjë tjetër vetëm për të shpëtuar përgjegjësitë e atij që organizoi protestën më të dhunshme për qëllime të pushtetit të tij, Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

 

21 janari sali berisha

Lini një Përgjigje