TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 11:51

Batakçiu Rrok Gjoka pasi ka kapur Edi Ramën, kërkon të kapë dhe Drejtësinë

Shkruar nga Gjergj Zefi

Batakçiu Rrok Gjoka pasi ka kapur Edi Ramën, kërkon të

 Pretenca e SPAK ndaj Sonila Qatos është një precedent që të kall datën, nuk ndihmon pandëshkueshmërinë, por ndihmon të fortit dhe të pasurit e plotfuqishëm...

Një proces i përpasave skandaloze po ndodh këto ditë, kur oligarkët e majmur nga Edi Rama, të babëzitur për të thithur gjithë pushtetin, kërkojnë të kapin edhe Drejtësinë.

Rrok Gjoka, një nga kuçedrat që gëlltit miliardat buxhetore, krushk me Gazin (Demin) e Olsit, ka kërkuar burg për ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, si edhe të marrë një dëmshpërblim prej 7 miliardë lekësh.

Avokati i Gjokës, ka denoncuar në SPAK Qaton, pasi sipas tyre, u është bërë një padrejtësi e madhe.

Po cila është kjo padrejtësi?

Thjesht i është dhënë kontrata e rrugës së Kardhiqit një kompanie tjetër. Një vendim administrativ krejt normal, që nëse ka probleme administrative, duhet ta zgjidhin komisionet përkatëse apo auditet e supervizorët.

Po ç’punë ka SPAK pse nuk i është dhënë tenderi Rrok Gjokës?

SPAK heton dhe duhet të hetojë nëse ka rryshfet, korrupsion, apo krime të lidhura me të, po jo të merret me humorin e një oligarku që gëlltit pafund miliardat e buxhetit të shtetit për një fetë të madhe kontratash, e që na u mërzit se nuk mori Kardhiqin.

Nga aspekti ligjor, kjo është një skandal i madh pasi nuk mundet që Prokuroria Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit të merret me pabarazinë apo parregullsitë në tenderë. Nuk ka lidhje me këtë punë, përveç nëse ka prova për korrupsion apo rryshfet.

Nuk mundet që këta përbindsha që kanë kapur kreun e qeverisë, të kapin edhe Drejtësinë. SPAK në këtë rast duhet të ndëshkonte Rrok Gjokën që nuk mundet të përdorë të drejtën e denoncimit vetëm se nuk e ka marrë një tender. Ka të tjera shkallë administrative, deri edhe Gjykata administrative që gjykojnë çështjet e konflikteve ndërmjet subjekteve private dhe administratës.

Pretenca e SPAK ndaj Sonila Qatos është një precedent që të kall datën, nuk ndihmon pandëshkueshmërinë, por ndihmon të fortit dhe të pasurit e plotfuqishëm.

Nëse do të kishte paksa vëmendje SPAK, duhet ta kishte vënë para drejtësisë Rrok Gjokën për tmerrin e Rrugës së Arbrit, ku gëlltit prej 10 vitesh miliona për një tunel që ende nuk ka përfunduar.

Ka bërë një by- pas ku çdo ditë është kthyer një rrugë ferri ku digjen e përplasen makina, vetëm si pasojë e babëzisë së batakçiut Rrok./Pamfleti

 

batakçiu rrok gjoka edi rama drejtësia

Lini një Përgjigje