
Gazetari Mustafa Nano ka hequr dorë nga jeta prej diplomati. Presidenti Bajram Begaj dekretoi ditën e sotme lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër.
“Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, thuhet në njoftim.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, Nano konfirmoi dorëheqjen nga posti përmes gazetës zvicerane LeCanton27.ch. Në reagimin e tij, ai falënderoi komunitetin shqiptar në Zvicër, duke u shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale.
Nano ishte mes shumë personaliteteve që propozoi qeveria në pranverë për emërime në disa seli diplomatike. Emërimi i Nanos në këtë post bëri shumë bujë, pasi ai u shkëput nga bota mediatike. Por si duket ka vendosur të mos e vijojë karrierën diplomatike.
Lini një Përgjigje