
Pano Soko nga Nisma dhe Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë u përfshinë në një debat mes tyre në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në protestën e thirrur nga partia që drejton Qori.
“Ti kërkon pushtet o shok” iu drejtua Soko, Qorit, duke e akuzuar se nuk lejoi që në protestë të fliste Adriatik Lapaj.
Por Qori në reagimin e tij tha se protesta ishte thirrur nga Lëvizja Bashkë, më pas iu bashkuan edhe parti të tjera.
"Lëvizja Bashkë ka thirrur protestë për të kërkuar të vërtetën dhe transparencë për rastin e hedhjes së policit dhe qytetarit Azbi Spahiu.
Unë kam qenë figura e parë politike që kam reaguar dhe kam kërkuar transparence. Qeveria dhe media e kapur u përpoq të manipulojë ngjarjen ose të heshtë ngjarjen.
Sot jemi mbledhur në protestë, kemi kërkuar barazi para ligjit, kemi kërkuar drejtësi, transparencë, llogari pse lajmi për protestën nuk është dhënë.
Si ka mundësi që vetëm në këtë emision është folur kur ka qindra emisione?
Që në fillim të protestës vjen një djalë trupmadh dhe bërtiste kush janë këta që organizojnë protesën, duke na sharë etj", tha Qori.
Pjesë nga debati
Pano Soko: Arlindi thotë se ka marrë leje. Arlindi ka marrë leje për protestën e vet. Unë isha te marshimi i ftuar nga “Shqipëria bëhet”, e cila konvergonte në një pozicion që ishte Ministria e Brendshme me leje nga policia, se pa leje nuk lëviz dot. Dhe e pshë si mundësi të mirë që ne përballë kësaj të paktën, që ështyë një rast flagrant, ku po na shtypin me këmbë dhe spo na thonë më fal dhe po na thonë qepeni gojën, të ishim bashkë. Ajo që treguam ishte papjekuri dhe të flasim elefanti në dhomë, mos ta fshehim, ishte eego e pastër Arlind.
Arlind Qori: Si ego?
Pano Soko: Kërkesë për protagonizëm. Ti thuash policisë merreni këtë se do të fliste.
Arlind Qori: E ke thirru dy orë pas nesh dhe ke ardhur për ta prishur.
Pano Soko: Ishte papjekuri.
Arlind Qori: Ore pse nuk pret radhën? Pse do ta marrësh mikrofonin me dhunë?
Pano Soko: Do të flasin të gjitha ata që duan të flasin.
Arlind Qori: Do të flasin të gjithë me radhë.
Pano Soko: Ne po e fshehim të vërtetën. Është hiprokizi. E vërteta ëeshtë që këtu ka ego. Këtu egot u përplasën dhe mbaroi muhabeti dhe këtu halli është më i vogël se egot. Kjo është e vërteta.
Arlind Qori: Është mikrofoni që iu mor minatorit. Kush je ti që t’ia marrësh mikrofonin më dhunë minatorit? Bëj si gjithë të tjerët, mbaj radhën.
Pano Soko: Nuk ka propnar protestash.
Arlind Qori: Të vish në protestën që e ka thirrur dikush tjetër. Pafytyrësinë dhe hipokrizinë e keni ju që vini aty dhe me arrogancën më të madhe kërkoni të merrni mikrofonin. Po pse nuk prisni radhën dhe të thoni dua të flas?
Pano Soko: O Arlind se kemi organizuar 2500 protesta.
Arlind Qori: Unë kam ardhur në protestat e organizuara nga Adriatik Lapaj dhe kam opritur në radhë.
Pano Soko: Absolutisht asnjëherë. Ka folur Altin Goxhaj, ai që na shan ne nga mëngjesi në darkë.
Lini një Përgjigje