TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2025, 19:59

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Peleshi: PS gati për konsensus, të heqim çdo pengesë për votën e diasporës

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Peleshi: PS gati për konsensus, të heqim

Në fjalën e tij drejtuar kuvendit, kryetar i Grupit të PS-së Niko Peleshi u përqendrua në arritjet në sferën e marrëdhënieve me jashtë dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas tij, imazhi i Shqipërisë sot është përmirësuar ndjeshëm në arenën ndërkombëtare. “Nga një vend me pak takime në kancelaritë e BE-së, sot Shqipëria është pritëse e samiteve të BE-së dhe NATO-s”, tha Peleshi.

Referuar votës së diasporës, Peleshi evidentoi që ka qenë angazhimi i plotë i Partisë Socialiste për realizmin e saj, duke miratuar edhe fonde për të garantuar një proces votimi falas për diasporën.

Vota e diasporës ka qenë një angazhim i përhershëm i Partisë Socialiste. Konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një moment pozitiv i politikës konstruktive. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pret të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i dhënë KQZ-së kohën e nevojshme për implementimin e tyre. Qeveria ka alokuar fonde për të garantuar një proces votimi falas për diasporën”, shtoi ai.

Më tej Peleshi tha se pavarësisht retorikës destruktive dhe pengesave, Kuvendi ka hapur rrugën për progres ekonomik dhe shoqëror. Shqipëria ndodhet në një moment historik.

Lini një Përgjigje