
Të gjithë ata që kishin shpresa për një bashkim të partive të vogla, duhet të mos presin një gjë të tillë.
Protesta e thirrur para Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e sotme është kthyer në “mollë sherri” mes përfaqësuesve të Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt. Të dyja grupet kanë shfrytëzuar rënien nga pallati të një efektivi të Rrugores për të protestuar, por grupimet janë përplasur në të njëjtën orë.
Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.
Në pamje duket se Lapaj ka marrë fjalën, por më pas ndërhyjnë militantët e Lëvizjes Bashkë, duke shkaktuar tensione.
Lini një Përgjigje