
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pas përplasjes që ndodhi sot te Ministria e Brendshme, me mbështetësit e Arlind Qorit.
Lapaj përmes një videoje, shprehet se qëllimi i prezencës së tij aty ishte për të treguar se ishin bashkë për çështjen në fjalë. Ai shprehet se “Komunistët e rinj nuk kanë hequr dorë nga veset e Enver Hoxhës”.
“Me qetësi e pa kthim pas!
Unë dhe NE u shtrimë dorën e bashkëpunimit për mbi 8 muaj. Ata ankoheshin pse nuk shkoja në protestat e tyre. Sot shkova me ekipin tim në protestën tonë që ishte paralel me protestën e tyre. Nuk ishin dakord që të flisja në protestën për jetën, protestën e secilit prej nesh. Duhej biletë sipas tyre. Komunistët e rinj nuk kanë hequr dorë nga veset e Enver Hoxhës.
Nuk ka forcë veç Zotit që na ndal në misionin për demokratizimin e Shqipërisë”, shprehet Lapaj!
Lini një Përgjigje