TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 08:16

Rama përkujton 21 janarin: Drejtësia vonon por nuk harron!

Shkruar nga Pamfleti

Rama përkujton 21 janarin: Drejtësia vonon por nuk harron!

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, gjatë së cilës u vranë 4 protestues dhe u plagosën disa të tjerë.

Kreu i qeverisë, krahas fotos të publikuar në rrjete sociale,  shkruan se ata që po vonojnë drejtësinë për 21 janarin nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër.

“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë”, shkruan Rama.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.

Edhe pse kanë kaluar 14 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

“21 janari” është zyrtarisht një çështje që po hetohet nga SPAK. Çështja u regjistrua nga SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë të marsit të këtij viti, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika. 

21 janari

Lini një Përgjigje