
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe ish-kryetari i bashkisë Shëngjin, Salvador Kaçaj, kanë zhvilluar një takim në Athinë me shqiptarët që jetojnë në emigracion, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Në postimin e tij në Facebook, Kaçaj ka shpërndarë foto nga takimi entuziast, duke theksuar se pjesëmarrja ishte impresionuese me të rinj dhe të reja, ku ajo që i bashkonte ishte shpresa për atdheun e tyre.
‘Të paduruar për të votuar dhe për të bërë ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit!’, shkruan Kaçaj.
Postimi i plotë:
Sot në një takim madhështor me bashkëatdhetarët tanë në Athinë! Në takim morën pjesë nën kryetari i Partisë Demokratike të Shqipëris, Luçiano Boçi dhe ish-kryetari i bashkisë Shëngjin Salvador Kaçaj.
Pjesmarrja ishte impresionuese me të rinj dhe të reja, emigrantë të hershëm dhe të kohëve të fundit ajo që i bashkonte ishte shpresa për atdheun e tyre. Të paduruar për të votuar dhe për të bërë ndryshimin në zgjedhjet e 11-Majit!
Mirënjohje e pakufijshme për mikëpritjen që na bëtë!
Lini një Përgjigje