TAGS-AT E JAVËS

Kulture14 Qershor 2025, 11:13

Shije dhe tinguj, Shqipëria shkëlqen në Vjenë me kuzhinë dhe muzikë tradicionale

Shkruar nga Pamfleti
Shije dhe tinguj, Shqipëria shkëlqen në Vjenë me
Shqipëria shkëlqen në Vjenë me kuzhinë dhe muzikë tradicionale

Më 13 qershor 2025, në ambientin piktoresk të Villa Flora, u zhvillua edicioni i 24-të i Festës Tradicionale në Kopsht – “Udhëtim Kulinar dhe Muzikor përmes Vendeve Anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës”.

Si çdo vit, Shqipëria u përfaqësua me dinjitet nga Ambasada jonë në Vjenë, përmes një prezantimi të kuruar me shije dhe elegancë. Të ftuarit patën mundësinë të shijonin ushqimin tradicional shqiptar, përfshirë Flinë,  specialitetin tipik të Shqipërisë së veriut, e regjistruar së fundmi si Specialitet Tradicional i Garantuar (STG) në Bashkimin Europian.

Menuja shqiptare përfshinte gjithashtu një përzgjedhje të pasur gatimesh si byrekë me mish, djathë dhe spinaq, si dhe ëmbëlsira tradicionale të njohura si trileçe, bakllava dhe kadaif, të cilat u mirëpritën me shumë interes dhe vlerësim nga publiku ndërkombëtar.

Këtë vit, Ambasada aktivizoi në mënyrë të veçantë bizneset shqiptare që operojnë në Austri, duke forcuar partneritetin me diasporën ekonomike dhe promovuar iniciativat e tyre cilësore. Një kontribut i veçantë erdhi nga bizneset “Late” dhe “Haxhi”, të cilat mbështetën prezantimin gastronomik me produkte dhe shërbim të nivelit të lartë.

Përveç aspektit kulinar, Shqipëria u përfaqësua denjësisht edhe në pjesën artistike të aktivitetit. Z. Xhelal Memeti (i njohur si Xhim Presheva) solli atmosferë të veçantë me interpretimet e tij në kitarë, duke kënduar pjesë të përzgjedhura nga repertori i muzikës qytetare popullore shqiptare, që u duartrokitën me ngrohtësi nga të pranishmit.

Pjesëmarrja e këtij viti shënoi një kombinim të suksesshëm të kulturës, gastronomisë, muzikës dhe diplomacisë ekonomike, duke e kthyer stendën shqiptare në një nga më të vizituarat dhe më të vlerësuarat e këtij edicioni.

Shije dhe tinguj, Shqipëria shkëlqen në Vjenë me

shqipëria shkëlqen në vjenë kuzhinë dhe muzikë tradicionale

Lini një Përgjigje