TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2023, 22:47

Zjarr i madh në Maminas, digjet një fabrikë bojërash; evakuohen banorët (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr i madh në Maminas, digjet një fabrikë bojërash;
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës në një fabrikë bojërash në zonën e Maminasit.  

Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin këtë aks, deri në shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Sipas burimeve fabrika i përket kompanisë "Deutsch Color".

Duke qenë se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, policia ka nisur evakuimin e banorëve të zonës me qëllim shmangien e ndonjë tragjedie. 

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, apo për personel të ndodhur brenda fabrikës së bojërave e cila është përfshirë nga flakët. Por pranë saj ka shumë banesa si dhe ndodhet një karburant.

"Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset", thuhet në njoftimin për mediat të Ministrisë.

Vetë ministri I Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se po vijnë shërbime zjarrfikëse nga disa qytete, për shkak se situata është alarmante.

Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”, shkruan Balla.

Zjarr i madh në Maminas, digjet një fabrikë bojërash;Zjarr i madh në Maminas, digjet një fabrikë bojërash;Zjarr i madh në Maminas, digjet një fabrikë bojërash;

zjarr

Lini një Përgjigje