"Jam amerikan, jo shqiptar”. Kështu ka deklaruar Klered Bozhanaj në seancën e zhvilluar këtë shtunë në Gjykatën e Tiranës, ku 42-vjeçari u la në burg, për plagosjen e efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.
Përpara togave të zeza autori ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore, ndaj dhe avokati i tij mbrojtës kërkoi shtrim të 42-vjeçarit në spitalin psikiatrik, por gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Paqëndrueshmëria e 41-vjeçarit është konfirmuar dhe nga babai i tij, Vitri Bozhanaj. Ai ka pohuar se djali i tij kishte shfaqur probleme sapo ishte kthyer nga Italia 1 vit më parë, pas një konflikti me punëdhënësin e tij atje.
42 vjeçari, Klered Bozhanaj u arrestua nga policia pasi mbrëmjen e së mërkurës nuk iu bind urdhrit të uniformave blu për të ndaluar dhe u largua duke plagosur efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.
Ky i fundit mori plumb në bark, ndërsa momentet pas plagosjes së tij u fiksuan nga një kamera sigurie e një bar kafeje në rrugën “Hasan Xhura” në kryeqytet.
Në pamje krahas momentit kur efektivi i shqiponjave shfaqet i plagosur, del dhe Bozhanaj teksa largohet pas krimit me pistoletë në dorë.
Për rreth 24 orë ai qëndroi në arrati për tu vënë në pranga nga policia sapo u kthye në banesën e tij fare pranë vendngjarjes, dhe tashmë ndaj tij rëndojnë dy akuza. Konkretisht “Vrasja e punonjësve të policisë mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Lini një Përgjigje