TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2023, 15:17

“Donte djalë, jo vajzë”/ U shpëtua nga fqinjët, rrëfehet e reja që u dhunua nga 28-vjeçari korçar në Greqi: Donte të më mbyste!

Shkruar nga Pamfleti
“Donte djalë, jo vajzë”/ U shpëtua nga fqinjët,
Aurel Kurti

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Volos të Greqisë, ku një 22-vjeçare shqiptare u dhunua dhe u tentua që të vritet nga burri, që është 28-vjeçari Aurel Kurti nga Korça.

Çifti ka një fëmijë të mitur.

“Gruaja dhe fëmija i saj që jetoi abuzimin që nga barku i nënës së tij, jetonin brenda një shtëpie të mbyllur” shkruan “Zougla”.

“Me të mbërritur nga Shqipëria në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar 22-vjeçaren të ketë çdo kontakt me botën e jashtme. E ka rrahur rëndë kur u bë e ditur gjinia e fëmijës pasi nuk donte vajzë dhe rrahjet ishin përditshmëria e 22-vjeçares.

Kur lindi fëmija, ata jetuan për pesë muaj me qepena të mbyllura. Nëna dhe foshnja nuk e panë dritën e diellit.

Vetëm në oborr u lejuan të dilnin pas pesë muajsh.

Dhuna ishte e përditshme dhe nëna nuk lejohej as të vizitonte mjekun për vaksinat e fëmijës dhe as të thërriste një mjek në shtëpi” vijon më tej shkrimi i medias greke.

Mbrëmjen e djeshme dhe teksa gruaja bërtiste, fqinjët dolën jashtë shtëpisë dhe trokitën në derë ndërsa thirrën policinë. 28-vjeçari hapi derën e pasme për të shpëtuar por fqinjët e ndaluan duke e dorëzuar tek policia.

Nëna e gjakosur dhe me shenja mbytjeje mori në krahë fëmijën dhe u dërguan në spital.  “Më ka dhunuar keq, kam qenë shumë herë afër vdekjes.

Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin e saj si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

aurel kurti greqi

Lini një Përgjigje