TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2023, 18:01

Zjarrfikësit “luftë” me flakët në Fier/ Aktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga Pamfleti

Zjarrfikësit “luftë” me flakët në Fier/

Sot në qarkun Fier kanë qenë aktive 11 vatra zjarri, nga të cilat tre janë aktive aktualisht, në Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë.

Të gjitha repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Albpetrolit janë të angazhuar për neutralizimin e flakëve, si dhe është kërkuar ndihmë nga bashkia Dimal.

Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darezeza ku ndodhen tre mjete zjarrfikëse, dhe shumë forca vullnetare. Në bazë të vlerësimit të situatës në këtë zonë, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

zjarri vatër fier

Lini një Përgjigje