
Një përleshje masive dhe e dhunshme ka ndodhur sot në mbrëmje në Durrës. Shkak dyshohet se ka qen një aksident automobilistik.
Një aksident mes dy automjeteve në lagjen 13, Plazhi i Durrësit, ka përfunduar në një përleshje të dhunshme.
Një Audi me targa gjermane, ku ndodhej një familje shqiptare emigrante, është përplasur me një Volkswagen me targa shqiptare. Aksidenti ka ndodhur në lagjen 13, Plazhi i Durrësit.
Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata ka dalë jashtë kontrollit, kur një grup të rinjsh kanë ndërhyrë dhe kanë sulmuar shoferin e Audi-t.
Për shkak të dhunës, ai ka pësuar fraktura në hundë dhe plagë në vesh, duke u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ndërkohë, shoferi i Volkswagen-it është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për identifikimin e tij.
Lini një Përgjigje