
Është liruar 35-vjeçari Dod Gjoka i cili u rrëmbye pak minuta më parë nga tre persona pranë një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.
Mësohet se autorët ka në liruar 35-vjeçarin dhe janë arratisur në drejtim të paditur. Gjoka është dërguar në spitalin e Lezhës dhe po merr ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. Tre autorët mësohet se janë banues në fshatin Tresh, ndërkohë që policia vijon kërkimet për arrestimin e tyre.
“Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje