TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2025, 12:25

"Po mundohemi ta zgjidhim me policinë", zbardhen mesazhet, si ish-i dashuri filipinas mashtronte miqtë e 22-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

"Po mundohemi ta zgjidhim me policinë", zbardhen mesazhet, si

Ish-i dashuri i shqiptares Ilaria Sulës, ka planifikuar një sërë sjelljesh për të çorientuar hetimet dhe për të krijuar një alibi për krimin. Ende mbetet mister prezenca e prindërve të vrasësit në shtëpi në momentin e vrasjes së vajzës.

"Ne po mundohemi ta zgjidhim me policinë, sapo të kem lajme do t'ju përditësoj nëse ju intereson. Faleminderit”, ishte një nga mesazhet që iu dërgua një shoqeje të Ilaria Sulës, një tjetër përpjekje për e Mark Samson për të ç’orientuar hetimet. 23-vjeçari pasi vrau studenten, e fshehu trupin e saj në një valixhe, e ngarkoi në makinë dhe e hodhi në një shkëmb në pyjet e Polit, 42 kilometra përtej kufijve të Romës.

Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula: "Marku më tha 'më fal' dhe më pas më përqafoi"

Përgjigjet për miqtë e saj, vizitat në shtëpinë e saj duke shfaqur shqetësim, përqafimet me familjarët e Ilarias ishin të gjitha pjesë e planit për të larguar dyshimet ndaj tij.

Në fakt, autori filipinas vetëm sa po rëndon pozitën e tij, duke i shtuar krimit pyetjen që merito përgjigje shumë më shteruese sesa thjesht “preferoj të mos përgjigjem” para prokurorëve.

Në këtë moment, ngjarja është e mbuluar me mister. Duke nisur nga fillimi: Kur e vrau Samsoni studenten? Dhe pastaj më shqetësuesja: nëse prindërit e të dyshuarit ishin në shtëpi në kohën e krimit, a nuk dëgjuan vërtet asgjë? A nuk e vunë re një sulm kaq të dhunshëm? A nuk e panë djalin e tyre të ngjiste një trup në një valixhe dhe ta merrte me vete? Pas krimit, Samson pastroi apartamentin në rrugën Homs. A e bëri vetëm? A u ndihmua ai? Për të hequr qafe trupin, ai zgjodhi fshatin e Polit sepse i njihte ato zona. Ai shkoi me makinën e cila është në pronësi të babait të tij, të cilën edhe ai e përdorte rregullisht. A nuk dinte vërtet asgjë i ati?

Ligji nuk e detyron një prind të denoncojë një fëmijë, por ta ndihmosh atë të fshehë një vrasje ose të fshehë një trup është krim. Për momentin nuk ka asnjë provë që tregon përfshirjen e familjes në krimin monstruoz./ "Pamfleti" nga "La Repubblica"

 

 

Lini një Përgjigje