Mbeturina, pajisje të ndryshkura. Dhe pastaj një valixhe e errët mes shkurreve, nga e cila dalin këmbët e një vajze. Këtu Mark Antony Samson, një student filipinas 23-vjeçar i arkitekturës hodhi trupin e Ilaria Sulës pasi e goditi disa herë me thikë, në apartamentin e tij në Romë ku jetonte me prindërit.
Roli i prindërve
E reja shqiptare ishte goditur disa herë me thikë. Nuk ka gjasa që babai dhe nëna, Rik dhe Nosr, të cilët ndodheshin në apartament në momentin e krimit, të mos e kenë vënë re. Ata rrezikojnë të akuzohen për bashkëpunim në vrasje, sipas mediave italiane.
Ndërsa 23-vjeçari, i cili ka pranuar krimin, është arrestuar. Ai nuk ka shpjeguar motivin, por ka thënë vetëm: Më fal.
Dyshohet se dikush mund ta ketë ndihmuar të riun filipinas që të zhdukte trupin e Ilarias. Për ta zbuluar, do të ekzaminohen të dhënat telefonike dhe pamjet nga kamerat e sigurisë.
Nuk dihet se kur është goditur Ilaria, ndoshta në mbrëmjen e zhdukjes së saj (25 mars), gjatë një debati, sepse ajo nuk donte të kishte më asgjë me Markun, me të cilin kishte një lidhje njëvjeçare që e kishte ndërprerë. Por ata ende flisnin me njëri-tjetrin.
Dhoma e pastruar
Vrasja ka ndodhur teksa në shtëpi ndodheshin prindërit e 23-vjeçarit. A ka mundësi që nuk e kanë vënë re që Marku qëllon me thikë Ilarinë?
Se nuk dëgjuan asnjë ulërimë, as zhurmë? Babai dhe nëna nuk janë aktualisht nën hetim. Por ata rrezikojnë të akuzohen për bashkëpunim në vrasje me dashje. Nëse do të kishin qenë të pranishëm, nuk do ta kishin ndihmuar të renë duke e lejuar djalin e saj ta mbyllte në një valixhe dhe ta çonte jashtë shtëpisë. Po të kishin qenë të pranishëm do të kishin pastruar gjurmët e pashmangshme të gjakut që policia nuk i gjeti në banesë mbrëmë.
Gjithçka sugjeron se ata ishin në shtëpi, por thuhet se kanë thënë se “nuk kanë vënë re asgjë”. Policia Shkencore ka gjetur dje disa njolla të vogla që po analizohen, por me shumë gjasa janë gjaku i Ilarisë. Dyshohet se dikush mund ta ketë ndihmuar që të zhduket trupi i 22-vjeçarit nga Terni dhe do të ekzaminohen të dhënat telefonike dhe pamjet nga kamerat e sigurisë lokale. Gjatë marrjes në pyetje para prokurorit, i dyshuari nuk është përgjigjur në disa pyetje. Thjesht tha se e kishte ngarkuar trupin në makinë, e kishte mbyllur në një valixhe dhe e kishte hedhur nga një shkëmb. Ai e ka hedhur thikën në një kazan në lagjen Montesacro, por ende nuk është gjetur, ashtu si telefoni i vajzës, i cili u hodh në një puset.
Rrëfimi i autorit
“Më vjen keq për atë që kam bërë”, vetëm kaq ka thënë autori gjatë marrjes në pyetje para prokurorit që e akuzon për krimet e vrasjes me dashje dhe fshehjen e kufomës.
Gjatë ballafaqimit me prokurorin publik, Samson nuk ka dashur të japë përgjigje për motivin, ditën kur ka ndodhur krimi dhe orët para sulmit dramatik. Hetuesit, megjithatë, kanë bashkuar pjesët e asaj që i dyshuari tha në orët e para të arrestimit të tij. Me sa duket Ilaria u vra po atë mbrëmje të zhdukjes së saj, pra të martën më 25 mars, në atë që duket të jetë një krim pasioni. Por hetuesit dhe detektivët po punojnë për të gjetur prova të një veprimi të mundshëm të paramenduar.
Një rrëfim plot hije
Zhurma në rrjetet sociale filloi të shtunën e kaluar pasi prindërit e raportuan atë të zhdukur. Marku gjithashtu dukej i shqetësuar, mesa duket për të fshehur ngjarjen.
Ai përdori telfonin e Ilarias për t’i dërguar mesazhe miqve dhe familjarëve, por mesa duket, mesazhet zgjuan dyshimet e detektivëve. Pas arrestimit, 23-vjeçari rrëeu vendin ku e kishte hedhur trupin e Ilarias. Ai tregoi se celularin e kishte hedhur në një pusetë ndërsa thikën në një kazan.
Por ka ende disa pikëpyetje mbi historinë e tij. Dhe zemërim. “Vdekja e Ilaria është një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin,” komentoi kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri, “ne nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë një femicidi tjetër të papranueshëm”.
Lini një Përgjigje