TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2025, 09:49

I dënuar me burg për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me burg për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati,

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte i shpallur në kërkim për 2 vepra penale.

Policia ka vënë në pranga 41-vjeçarin Dritan Kullajn. Arrestimi i tij u krye në Pikën Kufitare të Qafë Morinës, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit mes strukturave policore.

Sipas njoftimit të Policisë, Kullaj ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Pas arrestimit, i dyshuari është dorëzuar tek autoritetet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 për ekzekutimin e masës së sigurisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin D.K, 41 vjeç.

Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara””, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje