TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2025, 14:50

I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë në banesë nëna e Rigels Kasos

Shkruar nga Pamfleti

I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë

Teuta Kaso, 66 vjeçe, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Bilisht. Sipas Policisë, dyshohet se ajo mund të jetë vetëhelmuar.

Teuta Kaso ishte nëna e Rigels Kasos, 42-vjeçarit i cili u plagos rëndë nga një person dhe humbi jetën vitin e kaluar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja T. K., 66 vjeçe, ka humbur jetën, dyshohet nga vetëhelmimi. Po punohet për dokumentimin e shkakut të vdekjes”, njoftoi policia.

Vrasja e Rigels Kasos

Rigels Kaso, 42 vjeç, humbi jetën në spitalin e Traumës, ku ndodhej në gjendje kome dhe në intubim, pas dhunës barbare të ushtruar nga Bajram Gjeleshi.

Sipas policisë, ai ishte dhunuar me grushte nga 34-vjeçari Gjeleshi dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.

Blutë njoftuan se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit, Bajram Gjeleshi. Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e tij dhe është konfliktuar me të. 

Në rrugën Sokrat Miho ku pritej të ndodhte takimi u shfaq Gjeleshi që dhunoi Kason, i cili morë dëmtime të rënda në kokë, ku fatkeqësisht nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje