
Gazetarja Etleva Delia ka folur lidhur me ekstradimin e Bujar Shegës, i njohur ndryshe edhe si krahu u djathtë i Suel Çelës.
Gazetarja u shpreh se Marsel Shega është emri i vërtetë i Buraj Shegës, ndërsa theksoi se ishte edhe personazhi kryesor që bënte pastrimin e parave. Përveç kësaj, Bujar Shega ishte edhe në shërbim të organizatës.
“Marsel Shega është emri i vërtetë i Bujar Shegës, dhe është pronar i dy kompanive. Flitet si personazh kryesor që bënte pastrimin e parave të grupit të Suel Çelës dhe dyshohet edhe për përfshirje të aktivitetit të tij edhe në një grup tjetër. Përveç faktit që thuhej se kishte fituar tenderë për pastrimin e qyteteve dhe nëpërmjet tyre bënte pastrimin e parave. Në një bisedë ka dalë që Sule Çela i kërkonte të zbulonte edhe situatën me trafikun e drogës përveç pastrimit të parave kishte rol edhe në shërbim të grupit, të organizatës. Vetë Suel Çela ishte në kërkim edhe për një dosje tjetër dhe u rishpall në kërkim. Ka edhe persona të tjerë që nuk janë arrestuar ende dhe që ndiqen në gjendje të lirë”, u shpreh Delia.
Teksa foli edhe për marrëveshjet e ekstradimit, Delia tha se fakti që një personazh i shumëkërkuar ekstradohet, kjo tregon një arritje për drejtësinë shqiptare.
“Momenti kur një personazh i kërkuar ekstradohet është një arritje për drejtësinë shqiptare”, tha Delia për “Abc News”.
Lini një Përgjigje