TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2025, 20:18

“U godit tre herë me thikë në qafë”/ Del përgjigja e autopsisë së 22-vjeçares Ilaria Sula, vdiq nga shoku hemoragjik

Shkruar nga Pamfleti

“U godit tre herë me thikë në qafë”/ Del

Ky është rezultati i autopsisë së kryer nga autoritetet italiane mbi trupin e 22-vjeçares së vrarë nga i dashuri i saj Mark Antony Samson në shtëpinë e tij.

Tre plagë me thikë në qafë shkaktuan gjakderdhje të madhe dhe ishin fatale për 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, e cila gjeti vdekjen brenda pak sekondave. Ky është rezultati i autopsisë së kryer nga autoritetet italiane mbi trupin e 22-vjeçares së vrarë nga i dashuri i saj Mark Antony Samson në shtëpinë e tij, para se ta hidhte nga një shkëmb 40 kilometra më tutje.

Teste të mëtejshme dhe më të thella do të jenë të nevojshme për të përcaktuar kohën kur u sulmua saktësisht Ilaria Sula dhe orën e vdekjes së saj.

Përveç Mark Antony Samson, 23 vjeç edhe prindërit e tij rrezikojnë të dënohen për bashkëpunim në krim. Nëse del nga autopsia se 22-vjeçarja nuk ka vdekur menjëherë atëherë edhe ata do të kenë telashe. Kjo pasi prindërit e 23-vjeçarit ishin të pranishëm në shtëpi atë mbrëmje të 25 marsit dhe mund ta kenë parë ende të gjallë studenten e statistikës. Nëse kjo vërtetohet atyre do t’iu shtohet edhe akuza se nuk kanë thirrur ndihmë mjekësore për vajzën.

Megjithatë, edhe nëse shqiptarja ka vdekur në një kohë shumë të shkurtër kjo nuk i çliron ata nga përgjegjësitë e tjera, para së gjithash nga ndihma e mundshme që i është dhënë djalit të tyre për fshehjen e trupit.

Përsa i përket rolit të prindërve, 23-vjeçari ka preferuar të mos u përgjigjet pyetjeve të prokurores duke shpjeguar megjithatë se në një moment të caktuar atë natë është mbyllur në dhomën e tij. Njollat ​​e gjakut të gjetura nga policia mjeko-ligjore në apartamentin në Via Homs ishin aty, jo të bollshme. Një shenjë se ata ndoshta janë larë por edhe ndoshta se nuk ka pasur gjakderdhje të madhe.

Kujtojmë se reja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali i cili ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Ajo çfarë ka dalë nga hetimet e para, është rrjedha e ngjarjes që është bërë publike tashmë në mediat italiane. Sipas mediave, vrasësi pasi e ka masakruar Ilarian,  e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.

Lini një Përgjigje