
Zbulohen të tjera detaje nga pengmarrja në Lezhë. Sipas informacioneve, personi që u mor peng, Dod Gjoka, rezulton punonjës në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë.
Disa ditë më parë, banorët e Kaçinarit protestuan kundër ndërtimit të HEC-it.
Mësohet se i riu ka dëmtime në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit, pasi mund të jetë dhunuar nga tre personat që dyshohet se e rrëmbyen.
Sipas policisë, autorët e dyshuar dhe shpallur në kërkim janë shtetasit me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
Sipas policisë, Gjoka është përplasur fizikisht me 3 personat në parkimin e një lokali, më pas ata e kanë futur me forcë në makinë ku dhe e kanë dhunuar, teksa pas ndjekjes nga policia e lanë të lirë.
Lini një Përgjigje