TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2025, 16:40

Zbulohet kush është i riu që përgjaku Laçin, gjendet edhe arma e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet kush është i riu që përgjaku Laçin, gjendet

Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona!

Autor i ngjarjes dyshohet se është shtetasi K. Kamberi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Sipas informacioneve, ka pasur një konflikt mes të rinjve, i cili solli plagosjen e 5-fishtë. Sipas raportimeve më të fundit, 4 të rinjtë e plagosur kanë shkuar drejt K. Kamberit. Pas një debati mes tyre, situata ka dalë jashtë kontrollit. Në mes ka hyrë dhe një shitëse ambulante, e cila ka tentuar t’i ndajë.

Por Kamberi më pas ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr duke plagosur 4 të rinjtë me të cilët pati konflikt dhe shitësen, e cila ka marrë një plumb në këmbë. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij. Mësohet se është gjetur edhe arma e krimit. I riu e ka hedhur në skelën e një pallati në ndërtim.

 

Lini një Përgjigje