TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2025, 14:45

Detaje nga sherri me armë në Laç, u qëllua në drejtim të një automjeti në lëvizje

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga sherri me armë në Laç, u qëllua në drejtim

Një konflikt mes disa të rinjsh ditën e sotme në Laç, pranë ish-Gjykatës, ka degraduar deri në përdorimin e armës, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se 3 të rinj, pjesë e konfliktit kanë mbetur të plagosur, ndërsa aksidentalisht është plagosur në këmbë një grua që shiste qirinj anës rrugës.

Aktualisht raportohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti në lëvizje ku ndodheshin tre prej të plagosurve. Ndërkohë 4 personat e plagosur janë transportuar të Trauma, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë mbërritur në zonë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.

 

Lini një Përgjigje