
Mes të plagosurve është edhe një shitëse ambulante, e cila ndodhej në trotuar.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Laçit, pranë ish-Gjykatës.
Deri më tani dyshohet se kanë mbetur të plagosur pesë persona dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mes të plagosurve është edhe një shitëse ambulante, e cila ndodhej në trotuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek rruga që të dërgon tek Kisha e Laçit dhe shkak është bërë një konflikt i momentit.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Në pamje shihen teksa qytetarët i japin ndihmën e parë gruas së plagosur, ndërsa në vendngjarje ndodhet ambulanca dhe policia.
Hetimet po vijojnë dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje