
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një 40-vjeçar plagosi 3 persona, mes tyre një shtetas italian.
Detaje të reja janë zbardhur, teksa mësohet se autori i plagosjes Elton Mërgjyshi, i cili është shpallur në kërkim, punonte në fabrikën e italianit Masimo Sorvillo dhe ky i fundit e kishte hequr nga puna.
Në momentin e ngjarjes, së bashku me biznesmenin italian, në lokal ndodheshin 40-vjeçarja Roxhersa Rrapollari, bashkëshortja dhe vjehrri i tij, 64-vjeçari Viktor Rrapollari. Plagosja ka ndodhur pasi 40-vjeçari është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.
Mësohet se 64-vjeçari ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Lini një Përgjigje