
Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mergjyshi ka plagosur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, shtetasin R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç, në një lokal në zonën e Laprakës.
Sakaq, raportohet se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa 40-vjeçari është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje