TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2023, 14:43

Atentat me tritol ndaj mikut të 'Rrumit të Shijakut', Policia: Lënda plasëse u vendos në gomën e pasme

Shkruar nga Pamfleti

Atentat me tritol ndaj mikut të 'Rrumit të Shijakut',

Policia ka reaguar për atentatin me eksploziv në Shkozet të Durrësit ndaj Aldi Mustafës, miku i 'Rrumit të Shijakut, person me precedent të theksuar penal.

Policia thotë se lënda plasëse e llojit eksploziv ishte e vendosur në gomën e pasme dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, saktësoi edhe Policia e Durrësit, në një informacion paraprak për mediat.

Mustafa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve me 10 vite burg, në Gjermani.

Ai ka qenë i dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

 

Lini një Përgjigje