TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 17:13

Zbardhen detajet/ U arrestua gjatë operacionit në Elbasan, Albi Biçaku tentoi të vriste nipin e Azem Hajdarit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet/ U arrestua gjatë operacionit në Elbasan, Albi

Policia vendosi sot në pranga 45 persona në Elbasan, si pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal. Mes emrave të prangosur ishte dhe Albi Biçaku.

Emri i këtij të fundit u bë i njohur pak kohë më parë. Një sherr mes të rinjve në qytetin e Librazhdit, për pak u kthyer në tragjedi, pasi 27-vjeçari Biçaku hapi zjarr ndaj një lokali ku po qëndronin disa të rinj.

Ai la të plagosur në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë bashkë me disa miq. Biçaku synonte të qëllonte 37-vjeçarin Rinor Hajdari (nipi i Azem Hajdarit) me të cilin kishte patur konflikt më herët.

Nga veprimet hetimore dyshohet se rreth orës 18:00, shtetasi R. B. (vëllai i shtetasit A. B.) është konfliktuar fizikisht me shtetasin R. H. Më pas, shtetasi A. B. ka shkuar në lokalin ku po qëndronte shtetasi R. H., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur ai dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë shtetasi Sh. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë vëllai i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi R. B., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin e përbashkët me vëllanë e shpallur në kërkim si autor i plagosjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, 1 karikator automatiku, 1 krehër pistolete, 136 fishekë dhe rreth 560 gamë kanabis”, njoftoi policia.

hajdari bicaku

Lini një Përgjigje