TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 15:23

U arrestuan 45 persona, policia publikon pamjet e megaoperacionit në Elbasan (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan 45 persona, policia publikon pamjet e megaoperacionit në

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit sot në Elbasan, ku u vunë në pranga 45 persona.

Gjatë operacionit u sekuestruan drogë, arsenal armësh e para, ndërsa 7 persona u shpallën në kërkim.

Sipas policisë, gjatë megaoperacionit, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale. Si rezultat i kësaj pune policore, janë ekzekutuar urdhrat e prokurorit, janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 te tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht janë ndaluar shtetasit J. H., D. N., H. S., A. V., E. D., L. N., E. S., G. P., G. Sh., F. D., G. B., R. K., F. S., A. K., D. D., F. P., S. S., E. P., R. I., Sh. M., E. H., A. G., A. B., E. H., I. K., S. I., K. I., I. M., H. Gj., Xh. Gj., E. H., L. T., A. Gj., E. L., Xh. Ll., A. Ll., O. Ç., S. Ç., Xh. B., T. N., A. S., R. B., R. K., F. D. dhe M. H., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. T., H. H., E. S., S. K., A. B., M. B. dhe M. K.



Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Elbasanit, në bazë të kërkesës së prokurorit, ka nxjerrë vendim për lejimin e kontrollit të ambienteve të banimit dhe bizneseve të ndryshme, të 28 subjekteve.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Nisur nga provat materiale të sekuestruara, janë arrestuar në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale, konkretisht shtetasit: R. N., E. T., M. P., G. Gj. dhe F. B. Njëkohësisht, janë proceduar në gjendje të lirë 29 shtetas, për të cilët vijon puna hetimore, me qëllim dokumentimin e veprimtarive kriminale të kryera prej tyre.

Këta shtetas, prej disa vitesh, ushtronin veprimtaritë kriminale në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe pastrimit të produkeve të veprës penale. Ata vepronin të ndarë në disa grupe kriminale dhe kishin ndarë gjithashtu edhe zonat e influencës ku e ushtronin veprimtarinë e tyre kriminale.

policia elbasan

Lini një Përgjigje