TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 13:28

Po transportonte me kamionçinë 33 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 38-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Po transportonte me kamionçinë 33 emigrantë të

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap në tentativë për të transportuar 33 emigrantë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Erxhi Sulo i cili është kapur në vendin e quajtur Ura e Çukës ku me një automjet tip kamionçinë po transportonte 33 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa prokuroria e Sarandës ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të veprimtarisë së paligjshme.

 

sarande emigrante te paligjshem arrestim

Lini një Përgjigje