
Policia e Elbasanit ka dalë në një deklaratë zyrtare për mediat pas finalizimit të një megaoperacioni ku u arrestuan 45 persona dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha se hetimet për këtë operacion zgjatën 3 muaj.
Në përfundim të tij u identifikuan 52 persona, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, prodhim e shitje në bashëpunim me njëri-tjetrin.
Në operacionin që u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit, morën pjesë 490 punonjës policie, 5 dronë etj.
Proda tha se gjatë operacionit, janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, municione, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe shuma të mëdha parash.
10 prej personave të arrestuar, sipas kreut të policisë së Elbasanit ishin pjesë e një grupi kriminal, për pasojë është shkatërruar një grup i tërë, dhe janë goditur pjesërisht edhe 3 grupe të tjera
“Për një periudhë hetimore strukturat hetimore kanë analizuar detajet e mbledhura nga inteligjenca për një shtrirje kohore prej disa vitesh. Janë administruar në vazhdimësi incidiet dhe provat e reja që siguroheshin. U bë e mundur dokumenti i përfshirjes në aktivitet kriminal të 52 personave për trafik dhe shitje të lëndëve narkotike. Drejtuesi i prokurorisë Elbasan ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi që janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm.
Gjatë operacionit të sotëm në disa qytete u angazhuan 4902 punonjës policie, u kontrolluan 52 banesa, 18 lokale. Janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur 1 kg e 311 gram kokainë, 86 gram heroinë, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, heroinë, kanabis të sekuestruara gjatë hetimit, një armë zjarri, sasi municioni luftarak si një shumë monetare 51 mln lekë, 15 mijë euro dhe një sasi frangash zviceriane. Janë proceduar 29 shtetas të tjerë. Këta shtetas ushtronin veprimtari kriminale në shitjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
Ata kishin ndarë zonat e influencës ku ushtronin aktivitetin kriminal, 11 prej tyre kanë qenë të dënuar në fushën e lëndëve narkotike, 15 të tjerë për vepra të tjera penale. 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale. Është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht tre grupe të tjera kriminale”, deklaroi Proda.
Lini një Përgjigje